Temperaturë rekord në Pukë, -17°C. Autoritetet apel banorëve

Një temperaturë rekord është shënuar në qytetin e Pukës. Ndërsa i ftohti siberian ka pllakosur mbi Shqipëri, autoritetet lokale thonë se gjatë mbrëmjes termometri ka shënuar -17°C.

Bashkia iu ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë lëvizjeve gjatë natës. Gjithashtu apel iu është bërë dhe firmave për të mbajtur rrugët hapur dhe puna të mos ndërpritet gjatë natës.

Sipas autoriteteve lokale gjithë fshatrat janë të izoluara. Në shumë fshatra ka mungesë energjie, probleme dhe furnizimi me ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?