Tender për lojën “Mos u nxeh”?! “Mos u nxehni”, por zbavituni dhe pranoni pa kushte vjedhjen publike

Nga Leonard Olli

Lexoj në media se Ministria e Diasporës ka organizuar një tender, për lojë “Mos u nxeh”, e cila me short u është shpërndarë qytetareve në 4 qytete, të Shqipërisë ama jo në diasporë….

Edhe pse e shkruaj, ju kërkoj ndjesë por ndjehem shumë i paaftë për të sqaruar më shumë se çfarë është realisht ky tendër.

Por, për një gjë jam i sigurtë: ky është një ndër karagjozlliqet më të mëdha të këtyre muajve të fundit, pasi ka 7 vjet që rilindistët vrapojnë vrullshëm nga skandali në skandal.

Të shpërdorosh kaq pacipësisht partë publike, e për më tepër në këtë periudhe krize, është një pafytyrësi e pashoq!

Nuk di çfarë të them më tepër, pasi nuk ka fjalë për të përshkruar këtë skandal. Por një gjë është e sigurtë, rilindistët po përdorin mjete të reja psikologjike për të na qetësuar e të mos nxhemi, pasi pjesa tjetër ka shkuar për dreq.

Të nderuar shqiptarë kudo ndodheni, “mos u nxehni”, por zbavituni dhe pranoni pa kushte vjedhjen publike, keq qeverisjen, papunësinë, varfërinë, poshtërimin, talljen e nëpërkëmbjen….

E nëse nuk mundeni të mos nxeheni edhe ju miq të diasporës futini një lojë “Mos u nxeh”! Kuptohet vetëm ju që keni pasur fatin të përfitoni nga shorti i qeveriut dhe ministrit Majko….

Ju të tjerët, sikundër batuta te filmi “Lulëkuqe mbi mure”, : ngrohuni në diell….. (po me kujdes se është shumë i nxehtë këto ditë)….

SHKARKO APP