Tenderi i makinave luksoze, qeveria: Po i blejmë më lirë se Berisha

 

Qeveria ka reaguar pas lajmit se ajo po përgatit tenderin për blerjen e 29 makinave luksoze tip “Jaguar” për personalitetet, në një kohë të papërshtatshme për financat. Një zëdhënës i saj tha se “kjo lëvizje shkurton shpenzimet aktuale për makinat e qeverisë me 100 mijë euro në vit”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë interesimit mbi tenderin në fjalë. Sipas të njëjtit burim bëhet fjalë për “një kontratë leasing me të drejtë përtëritje çdo 4 vjet ku qeveria nuk harxhon asgjë për pjesët e këmbimit dhe serviset”.

Ka qenë "Vizion Plus" që e publikoi dosjen e përgatitur për tenderin dhe njoftoi se një makinë me specifikimet e kërkuara nga qeveria kushton të paktën 95 mijë dollarë. Por zëdhënësi i qeverisë, i cituar nga "Tema" thotë se “një makinë Jaguar kushton 50 mijë euro, shumë më lirë se makinat Benz dhe Phaeton që kanë sot ministrat aktualë, trashëguar nga Berisha”.

 

SHKARKO APP