Kaos e tensione në Kuvend! Deputetët e opozitës hedhin tymuese dhe tentojnë të djegin karriget para foltores

Tensionet dhe kaosi në Kuvend ditën e sotme nisën edhe pa filluar seanca plenare.

Që në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës u përplasen me Gardën. Deputeti Flamur Noka nuk lejon Gardën që ta kotrollojë.

“Hapeni rrugën” dëgjohet Noka, ndërsa flet me gardistët, ndërkohë Bardhi me tone të forta thotë: mos e prek me dorë!

“Si s’ju vjen turp”, u drejtohet punonjësve të Gardës, deputetja Albana Vokshi.

Mes disa prej deputetëve dhe punonjësve të Gardës ka pasur edhe përplashe fizike.

Ndërkohë gjatë seancës, kaosi u përkeqësua kur depuetët e PD-së hodhën tymuese dhe ndezën flakedanë në sallë.

Ndonëse situata në Kuvend nuk u ngjante atyre seancave të zakonshme, socialistët vijuan me rendin e ditës, ndërsa opozitarët vijuan të protestonin duke u rënë tavolinave me duar dhe ndezën letra në sallë.

Mes tensioneve, kryeparlamentarja Nikolla përjashtoi deputetin Flamur Noka, por ai nuk pranoi të largohet, ndërsa më pas tentoi t’u vinte flakën karrigeve të grumbulluara para foltores.

Pak minuta pas këtij incidenti Nikolla ka mbyllur seancën parlamentare.

SHKARKO APP