Tensionohet situata në Elbasan, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
Aktualitet E Premte, 16 Tetor 2026 10:21
Është tensionuar situata në Elbasan, në ditën e dytë të protestës së gjimnazistëve.
Gjatë tubimit, protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, duke përshkallëzuar situatën.
Protesta vijon edhe sot të premte, ndërsa gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar tubimit.
Mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta dhe nëse situata do të përshkallëzohet më tej.

