Tërhiqet policia me autobot uji, u liron rrugën protestueve te rruga e Durrësit (VIDEO)
Policia po përpiqet të zbusë situatën me protestuesit te “Rruga e Durrësit”, të cilët janë pozicionuar te Ministria e Arsimit. Efektivët kanë larguar autobotin me ujë dhe deri më tani nuk regjistrohet ndonjë sulm nga protestuesit.
Disa prej tyre kishin gurë në duar, por nuk i kanë hedhur, madje i kanë tërhequr vëmendjen njërit që ka goditur një tabelë reklamash.
Protestuesit vijojnë të marshojnë në “Rrugën e Durrësit”, por itinerari i qartë s’dihet ende.

