Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra
Lëkundje sizmike janë ndier pasditen e sotme në qytetet e Elbasanit dhe Lushnjes, rreth orës 15:37.
Sipas të dhënave të autoriteteve, tërmeti ka pasur magnitudë 3.8 dhe është regjistruar në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të Lushnjes, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Lëkundjet janë ndier nga banorët, veçanërisht në Elbasan dhe Lushnje. Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa pritet të bëhen të ditura të dhëna të tjera nëse do të ketë zhvillime të reja.
KOHA JONË SONDAZH

