‘Tërmete pas thatësirës’/ Panik pas deklaratës së ‘sizmologut’ Prençi, ja me sa vite burg dënohet nëse ka gabuar
Kreu i emergjencave civile, Shemsi Prençi, lëshoi sot një deklaratë bombastike, e cila ngjalli frikë dhe pasiguri tek të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ai tha se zjarri dhe vapa janë e keqja më e vogël, pasi shumë shpejt pritet që vendi ynë të goditet nga tërmete të fuqishëm, duke sjellë ndërmend tërmetin e vitit 1967, ku në Librazhd dhe Dibër i cili shkaktoi dëme të mëdha.
Menjëherë pas kësaj deklarate ishin të shumta komentet negative dhe replikat në drejtim të Prençit.
Sipas komentuesve askush nuk mund të parashikojë tërmetet. Ndërsa në rrjete sociale kanë plasur dhe ironitë të cilët i kujtojnë Prençit nenin 267, i cili parashikon dënimi për çdokënd që përhap lajme të pavërteta të cilat shkakojnë panik në popull.
Ja çfarë deklaroi Prençi:
‘Duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës.
Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.
Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona pikërisht zona Dibër-Librazhd për të cilën flet kreu I emergjencave, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Syri.net

