Tërmeti dëmton 60 banesa, EC: 40 çadra për banorët e Floqit
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 09:37
60 banesa të dëmtuara është totali i banesave të dëmtuara si pasojë e serisë të tërmeteve që kanë rënë në juglindje të vendit. Bëhet e ditur se në fshatin Floq , ku ishte dhe epiqendra e tërmetit janë vënë në dispozicion 40 çadra, për banorët. Në këtë fshat janë dëmtuar 50 banesa, në Qafzezë 10 shtëpi, ndërsa në Mollas, banesat kanë marrë dëme të lehta.

