Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 22:57 Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon Një mbrëmje e mbushur me gola, surpriza dhe rezultate të jashtëzakonshme në Champions League. Ndeshjet e javës së katërt të kësaj faze kanë dhuruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dëgjojeni studenten 22-vjeçare, Samanda Toçka!

Dëgjojeni studenten 22-vjeçare, Samanda Toçka!

Kryesore
E enjte, 15 Tetor 2026 21:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një studente 22-vjeçare, Samanda Toçka, që përlotet duke treguar se prindërit, motra dhe vëllai i jetojnë në emigrim meriton të dëgjohet deri në fund. Në rrëfimin e saj, puna, studimet dhe vetmia ndërthuren me pyetjen që duhet ta shqetësojë çdo qeveri: çfarë mundësie ka një i ri të ndërtojë jetën këtu?

Ajo kërkon konvikte të rregullta, respektim të ligjit dhe drejtësi. Kërkon të punojë e të studiojë pa e ndier se përpjekja e saj nuk do të mjaftojë kurrë për një banesë apo një jetë të pavarur. Këto janë kërkesa që meritojnë përgjigje konkrete.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qeveria duhet të përballet me përmbajtjen e këtij dëshpërimi. Sa kushton jetesa e një studenti? Çfarë kushtesh ofrojnë konviktet? Çfarë mbështetjeje merr ai që punon për të përballuar shkollën? Çfarë perspektive ka pas diplomimit?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse të rinjtë thonë se kanë protestuar paqësisht për muaj dhe nuk janë dëgjuar, institucionet duhet të shpjegojnë si i kanë trajtuar kërkesat e tyre. Dialogu humbet besueshmërinë kur qytetarit i duket se duhet të arrijë në skajin e dëshpërimit që dikush t’i kushtojë vëmendje.

Mund t'ju interesojë

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

Para 13 orësh
Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dali nga PROTESTA!

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dali nga P...

Para 13 orësh
Shpërthimi shkatërron pallatin, 82-vjeçarja humb jetën, mister për burrin e zhdukur! Policia: 10 të asfiksuar

Shpërthimi shkatërron pallatin, 82-vjeçarja humb jetën, mister për burrin e zhdukur! Po...

Para 14 orësh

Të jesh në anën e kësaj studenteje do të thotë të mbrosh të drejtën e saj për t’u dëgjuar, për të protestuar paqësisht dhe për të kërkuar llogari. Do të thotë të kërkosh që ajo të ketë arsye të qëndrojë në Shqipëri, pranë familjes së saj, me një punë që i jep mundësi të jetojë.

Lotët e saj vendosin përpara politikës një detyrim: t’u japë të rinjve përgjigje që vlejnë më shumë se një deklaratë televizive. Një vend që kërkon besimin e tyre duhet t’u tregojë se ka vend edhe për ëndrrat e tyre.

Mesazhi i studentes:

“Ju edhe të gjithë këta të tjerët ta dini shumë mirë se do t’iu vijë fundi. Ai dhunon me shkop gome. Mund të vdesin njerëz këtu. A dini se çfarë ndodh nëse një student ndërron jetë këtu. E ke të gjithë kombin në këmbë. Po na marrin të ardhmen. Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste. Po flas unë.

Çfarë duam ne?

E para dorëheqjen e Ramës se na e ka nxirë jetën.

E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi.

Të mos vriten më avokatë, siç u vra ai atje. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet. Këtë duam ne. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Po kërkojmë të drejtat minimale. Të gjitha bankat t’i ndjekin, çdo institucion të djegin. Kërkojmë për privatet që janë djegur. Mund të jenë prekur, unë si studente iu kërkoj falje.

Të tjerët të digjen dhe t’u vihet flaka. E para nga parlamenti. Del edhe flet Kiduina dhe Zegjineja e thonë se këta nuk janë studentë. Unë kam studiuar në Fakultetin Ekonomik. Më është dashur për 5 vjet që të shkoj në punë dhe shkollë. Është e dhimbshme të jetosh këtu. Unë këtu nuk kam asnjë familjar. Motrën, vëllain, i kam të larguar. Edhe prindërit në emigrim. Prandaj kam dalë këtu. Edhe prindërit duhet të na mbështesin.

Nuk ka më rrugëzgjidhje, të pasurohen ata me taksat tona. Të blejnë vila. Të jetojnë nëpër apartamente. Të tërhiqen zvarrë studentët që nuk kanë bërë asgjë dhe të punojnë një kundër 6 ndërkohë që Vlorën që del me Ergys Agasin ta zbresin si zonjë nga makina. A nuk është e dhimbshme kjo?”, tha e reja.

Ajo shtoi se nuk do të heqin dorë nga revolta.

“Bëjmë kulla të bukura. Ku do të arrijmë ta blejmë ndonjëherë kullën e tyre, me 530 mijë lekë në rrogë. Detyrohemi të jetojmë në shtëpi me goca që nuk i njohim fare. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër, studentët nuk ndalen më. Le të dhunojnë sa të duan, zërin tonë nuk mund ta mposhtin. Vetëm nëse na vrisni, nuk do të na shihni më këtu. Nuk kemi më ca humbim.”

Në foto: Studentja Samanda Toçka

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon
Para 8 orësh

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 9 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt
Para 9 orësh

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme
Para 9 orësh

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 13 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 10 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 9 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

4 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 9 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.