Juventus triumfon me përmbysje pas 320 ditësh

Fitorja ndaj Celta Vigos në Europa League i ka dhënë Juventusit jo vetëm tri pikët, por edhe fundin e një serie negative që zgjaste prej 14 ndeshjesh. Bardhezinjtë kanë arritur më në fund të fitojnë një takim pas përmbysjes së rezultatit, diçka që nuk e bënin prej plot 320 ditësh.

Suksesi i fundit i Juventusit në këtë mënyrë datonte më 29 nëntor 2025, kur skuadra torineze mposhti Cagliarin me rezultatin 2-1. Në atë takim, protagonisti kryesor ishte Kenan Yildiz, i cili realizoi të dy golat e fitores për bardhezinjtë.

Që nga ajo ditë, Juventusi kishte dështuar të përmbyste rezultatin në 14 ndeshje, duke e kthyer këtë statistikë në një problem për skuadrën. Megjithatë, triumfi ndaj Celta Vigos në Europa League duket se ka ndryshuar këtë tendencë negative, duke i dhënë ekipit më shumë besim dhe duke dëshmuar se mund të reagojë edhe në momentet më të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Juventusin, kjo fitore mund të ketë një rëndësi të veçantë psikologjike, pasi përtej rezultatit, skuadra ka treguar karakter dhe aftësi për të reaguar kur gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?