Tërmeti frikëson qytetarët. Dhjetëra persona qëndrojnë tek sheshi “Nënë Tereza”
Në Tiranë qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë marrë makinat dhe disa prej tyre janë drejtuar tek sheshi “Nënë Tereza”.
Kjo pasi sheshi “Nënë Tereza” është një zonë e sigurt për shkak se nuk ka ndërtesa të larta rreth e përqark.
Nderkohe sizmiologu Rrapo Ormeni ka qetësuar pak më parë qytetarët pas lëkundjeve të forta të tërmetit të ndjera mbrëmjen e sotme.
Ai u shpreh se nuk është një tërmet i cili shkakton panik dhe dëme materiale.