Tërmeti i fuqishëm në Tiranë, në katet e fundit të pallatave përmbysen mobiljet

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit kanë sjellë panik në Tiranç. Të frikësuar njerëzit kanë dalë në rrugë dhe kanë braktisur godinat e banimit dhe zyrat. Ndërkohë në katet e fundit të pallateve ka pasur edhe rrëzim të orendive.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës Righter ka tronditur Tiranën në orën 11:00. Tronditja është ndier dhe ka zgjatur për disa sekonda.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës, Lezhë, Elbasan dhe zonat përrreth. Epiqendra e tërmetit është 12 km nga Shijaku me thellësi 2 km.

https://www.facebook.com/FakteInteresante.HD/videos/2210646275829878/?t=0

 

SHKARKO APP