Tërmeti në Myanmar, deri tani nuk ka shqiptarë të prekur

Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin. Deri më tani raportohet për 25 të vdekur, ndërsa ky numër pritet të rritet në orët në vijim. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, thotë se deri më tani nuk ka një raportim për shqiptarë të prekur nga tërmeti. Shqipëria nuk ka ambasadë apo përfaqësi në këtë vend, kontakti më i afërt është ambasada në Tokio, përmes të cilës po ndiqet edhe situata në lidhje me shqiptarët

SHKARKO APP