Terroristi Kristodhulos Ksiros përgatitej të godiste burgun e Koridalosit

Në zemër të sistemit të riedukimit dhe konkretisht në burgun e Koridalosit përgatitej të godiste Kristodulos Ksiros. Goditja madje do të kryhej këto ditë, siç rezulton nga deklaratat e ministrit të rendit dhe mbrojtjes së qytetarit, Vasilis Kikilias dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë, Dhimitris Tsaknakis, lidhur me ecurinë e hetimeve pas arrestimit të terroristit të arratisur.

Në banesën e Ksiros, t; marr; me qera në Anavyso është gjetur një numër i madh armësh, lëndësh eksplozive dhe shumë sendeve që përdoren për ndërtimin e mekanizmave eksplozivë. Kështu, ndër të tjera u gjetën tetë automatikë Kallashnikovë, tre pistoleta, një raketëhedhëse, tri predha RPG, një numër i madh krehrash të lidhura ndërmjet tyre, fishekë të panumërt kallashnikovi, etj.

 

SHKARKO APP