Testimi i mjekëve,Tavo: Beqaj të tërhiqet, nuk është prioritet i mazhorancës

Pas deputetit Petrit Vasili, një tjetër ligjvënës i LSI-së, Vangjel Tavo, i ka drejtuar nga Shkodra një apel ministrit të Shëndetësisë të tërhiqet nga nisma për testimin e mjekëve dhe infermierëve.

Ish-ministri i Shëndetësisë  Tavo e quan nismën e Ministrisë të paligjshme dhe në kohë të papërshtatshme, pasi nuk është ky prioriteti madhor i mazhorancës.

Sipas Tavos sistemi shëndetësor ka të tjera probleme më emergjente që duhen zgjidhur, prandaj i kërkon Ministrit Beqaj të tërhiqet nga ky testim.

Deklaratat deputeti i LSI-së i bëri gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Shkoder, ndërsa shoqërohej nga kolegu i tij Agron Çela.

LSI Shkoder ka organizuar gjithë këtë javë takime me qytetarët dhe bluzat e bardha me temë “Java e shëndetësisë”, ku janë diskutuar problematikat që ka ky sistem në të gjithë vendin, e specifikisht në veri.

SHKARKO APP