The Mirror: Terroristët e masakrës së Parisit arrestohen afër kufirit me Belgjikën

Njësitet anti-terror të Francës, raportohet se janë arrestuar 160 kilometra larg nga skena e krimit.

The Mirror,duke iu referuar gazetës Liberation, raporton se të dyshuarit ishin larguar drejt qytetit lindor të Francës.

Sipas The Mirror, ata janë arrestuar afër kufirit me Belgjikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë të dyshuarit, raportohet se jetonin në qytetin Gennevilliers.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarë të policisë franceze, kanë identifikuar tre të dyshuar si autorë të sulmit në Paris, si pasojë e të cilit, mbetën të vdekur 12 person.

Dy të dyshuar, janë vëllezër. Ata janë Said Kouachi dhe Cherif Chouachi. Është identifikuar edhe 18 vjeçari Hamyd Mourad.

Ndersa duke iu referuar gazetës franceze 'Liberation', thuhet se Ministria e Brendshme franceze ka mohuar se të dyshuarit janë arrestuar.

Sipas të njëjtës gazetë, vetëm është identifikuar lokacioni i të dyshuarve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?