Tirana në “shtetrrethim” pas terrorit në Francë.Postblloqe, kontrolle e survejime

Vetëm pak ditë pas atentateve që tronditën Tiranën, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një superoperacion të shtrirë në të gjithë vendin. Disa qindra e qindra forca policie, mes të cilëve edhe ato speciale  , vunë në “shtetrrethim” Tiranën, ndërsa ngritën postoblloqe e zhvilluan operacione për arrestimin e personave në kërkim.

 Një superoperacion nisi mbrëmjen e së premtes nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin. Disa qindra e qindra forca policie, mes të cilëve Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat RENEA në bashkëpunim me Drejtoritë e policisë në të gjithë qarqet e vendit zbritën në rrugë për kontrolle.

Në Tiranë operacioni u shtri në rrugët kryesore, ndërsa në pikat kyçe të kryeqytetit si zona e “21 Dhjetorit”, “Kthesa e Kamzës”, “Selitë”, “Fresku”, etj.. u ngritën postoblloqe.

Qëllimi kryesor është arrestimi i personave në kërkim dhe atyre me preçedentë penalë. Por sigurisht që rrjeta e policisë synon të kapë edhe armë apo materiale të tjera të ndaluara.

Zyrtarisht Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë asnjë detaj për operacionin, por ai vjen pas disa krimeve të rënda të shënuar në harkun e pak ditëve dhe besohet se synon rritjen e sigurisë publike dhe arrestimin e personave të skeduar. Jane vene nen survejim dhe po kontrollohen shume persona qe kane ne Siri e ne vendet islamike. Eshte ne pune 24 ore edhe SHISH. Gjithe Shteti eshte ne kembe per te parandaluar ndonje akt qe mund te pergatisin strukturat kriminale te perzier me ato ekstremiste fetare.

Mësohet se pjesë e operacionit është edhe forcimi masave për parandalimin e aksidenteve në rrugët problematike të vendit.

SHKARKO APP