Tirana spektakolare në prag të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë (Video)
Tirana këtë vit, në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ka marrë një pamje magjepse. Do vijnë për herë të parë nga gjithë trevat shqiptare si dhe të ftuar të huaj, me mbi 125 kryebashkiakë.
Kryebashkiaku tiranas ka bërë një punë titanike prej javësh që Tirana të jetë kryeqendra e shqiptarëve, jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht, ku të mblidhen nga të gjitha trevat shqiptare në kryeqytetin e Shqipërisë.
Kryeqyteti ka marrë, katër ditë para festës, një bukuri të zjarrtë, ku mbizotëron e kuqja dhe e zeza.
Erion Veliaj ka postuar sot një video nga përgatitjet e Festës dhe ku shkruan: “Nga Tirana e veshur KUQ E ZI! Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ora 11:00″