Tiranë/ 50-vjecari i jep fund jetës me armë gjahu, gjendet në një magazinë

Një 50-vjecar është gjetur i pajetë mbrëmjen e së dielës në një magazinë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ndërsa mendohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një arsmë gjahu.

Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka bërë me dije policinë për gjetjen e kufomës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të mbërritur në vendngjarje kanë  konstatuar se në një  magazinë ndodhej i vdekur personi me inicialet S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?