Tiranë, gjendet i pajetë në rrugë një 60-vjeçar, dyshohet nga i ftohti

Shënohet viktima e parë nga i ftohti në vendin tonë. Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Trupi i pajetë i personit ende të paidentifikuar është gjetur në rrugën e Elbasanit.

Policia dhe një autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen të jetë bërë i ftohti.

Teksa po punohet për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes së tij.

SHKARKO APP