Tiranë, i moshuari në gjykatë: Më ka vdekur gruaja, gjeta për seks prostitutën 56-vjeçare

Të pandehurit Ismail S. dhe Lutfie B. u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënuan me nga 70 mijë lekë gjobë. Ata u ndaluan nga policia në kushtet e flagrancës, në tetor të vitit 2016, në një shtëpi pranë maternitetit të ri në kryeqytet.

Dy dhoma në katin e parë të kësaj banese ishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ku, pasi kryente marrëdhënie seksuale, 76­ vjeçari i jepte pagesa nga 5­10 mijë lekë të vjetër të pandehurës Lutfie, si dhe 5 mijë lekë të vjetër pronarit të banesës, i cili po gjykohet në një proces të veçuar.

RREFIMI I TE MOSHUARIT

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar vendimit të Gjykatës, i pandehuri Ismail S. në deklarimet e tij ka pohuar se para një viti ka pasur të shtruar në maternitetin e ri nusen e nipit të tij. Për shkak të qëndrimit të saj për një kohë të gjatë, i pandehuri është njohur jashtë ambienteve të spitalit me një person me emrin Luli, për të cilin kishte dëgjuar se gjente femra për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pandehuri ka deklaruar se meqë atij i kishte vdekur gruaja dhe kishte nevojë të kryente marrëdhënie seksuale, ka menduar të takonte këtë person. I pandehuri ka pohuar se këtë histori e kishte dëgjuar nga disa shokë të tij, të cilët kanë shkuar te Luli. Në takimin me të, ai i ka kërkuar t’u gjente një femër për marrëdhënie dhe personi me emrin Luli i ka thënë se do ta njoftonte pasi t’i gjente. Pak ditë më vonë, teksa ka qenë në shtëpinë e tij, i pandehuri Ismail është telefonuar nga Luli, i cili i ka thënë të takoheshin për një kafe.

Kur ka shkuar dhe e ka takuar, Luli e ka drejtuar të moshuarin drejt ambienteve të një shtëpie, në katin e parë të saj. I moshuari është futur në njërën nga dhomat dhe ka pritur të vinte femra që do t’i sillte Luli. Ajo është futur në dhomë dhe i është prezantuar me emrin Lutfie. I moshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe më pas i ka dhënë asaj 5 mijë lekë dhe një shumë të tillë edhe shtetasit me emrin Luli. Gjatë deklarimeve të tij si i pandehur, Ismail S. ka pohuar se nuk e dinte nëse e pandehura Lutfie kryente marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë, por ai për çdo rast që kryente, i jepte asaj 5 mijë lekë. I pandehuri ka deklaruar se ndihet i turpëruar dhe i penduar për veprimin që ka kryer. /Marrë nga Panorama/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?