Tiranë, përfshihet nga flakët një apartament në Ish-Bllok. Policia nis hetimet për shkaqet e zjarrit

Vetëm 10 minuta pas ndërrimit të viteve ka ndodhur edhe incidenti i parë në kryeqytet. Konkretisht, një zjarr ka rënë në katin e 5 të një pallati 10-katësh në  zonën e Ish-Bllokut pranë rrugës ‘Ismail Qemali’. Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme materiale dhe si pasojë e tij nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Menjëherë në vendngjarje mbërritën dy zjarrfikëse dhe 1 autoambulancë të cilët kanë arritur të lokalizojnë flakët në këtë banesë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?