Tiranë – Plagosi me thikë 28-vjeçarin, pranga autorit

Një ditë pas plagosjes më thikë të një 28-vjeçari, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin Ervis Mateli 33 vjeç.

“Më datë 17.07.2017, në rrugën “Mihal Grameno” gjatë një konflikti të çastit shtetasi Ervis Mateli ka goditur me thikë shtetasin I. K., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e specialistëve të hetimit të krimeve kundër jetës u ngrit puna për kapjen dhe arrestimin e autorit,  të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e shtetasit Ervis Mateli, 33 vjeç”, sqaron policia.

Materialet u referuan në ngarkim të tij pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e  armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279/1 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?