Tiranë, tentohet të grabitet argjendaria, kapet një nga autorët

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari pranë qendrës së kryeqytetit, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’. Është ende e paqartë rrjedhja e ngjarjes, por burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se pasi grabitësi kanë vënë re se janë diktuar nga ana e forcave të sigurisë janë larguar pa përmbushur “misionin” e tyre. Por për njërin prej autorëve, jo vetëm grabitja ka mbetur në tentativë por edh largimi në vendngjarje pasi është kapur nga ana e bluve të kryeqytetit.

Policia e Tiranës nuk ka bërë akoma të ditur identitetin e të arrestuarit, ndërsa po vijon kërkimin për grabitësin tjetër. 

SHKARKO APP