Tiranë/ Zjarr në një banesë, shkak një batanije …

Një batanije me ngrohje elektrike, e lënë në prizë gjatë natës, u bë shkak për rënien e një zjarri në një banesë në rrugën Ali – Demi në kryeqytet.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e familjarëve.

Nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi Zjarrëfikës këshillon qytetarët të bëjnë kujdes në këto ditë të acarta, duke mos i lënë në prizë pajisjet elektrike nëpër dhoma, gazin hapur etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për çdo problem, mund të njoftoni në numrat 128 dhe 112.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?