Tiranë/Dy të rinj rrëmbejnë 22-vjeçaren. E fusin në makinë dhe tentojnë ta përdhunojnë
Dy të rinj nga Laci kanë tentuar të përdhunojnë një shtetase 22 –vjeçare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet, ky dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç kanë marrë me forcë në makinën e tyre shtetasen me iniciale F.L., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Dy të rinjtë e kanë detyruar vajzën të futet në makinë dhe më pas e kanë futur në makinë dhe më pas kanë tentuar ta përdhunojnë, por fatmirësisht njerëz që kanë dëgjuar thirrjet dhe britmat e saj kanë njoftuar policinë.
Më pas dy të rinjtë janë detyruar ta lënë të lirë vajzën dhe janë larguar, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tyre.

