Tjetër sulm ndaj mediave, digjet gazeta gjermane “Morgenpost”. Ribotoi karikaturat e Muhamedit

Nuk kanë të ndalur sulmet ndaj medis. Pas ekzekutimit të gazetarëve të “Charlie Hebdo”, gjatë natës është vënë zjarr edhe te gazeta “Morgenpost” në Hamburg. Mësohet se kjo gazetë ribotoi ditët e fundit karikaturat e Muhamedit të “Charlie Hebdo”.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, rreth gazetës janë parë persona të armatosur dhe të paidentifikuar, ndërsa më pas aty ka rënë zjarr. Fatmirësisht në redaksi nuk kishte njeri në momentin e zjarrit, ndërsa llogariten disa dëme materiale.

Autoritetet shtetërore gjermane nuk kanë dalë ende me me një version zyrtar për këtë ngjarje

SHKARKO APP