Tjetër vatër zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka

Tjetër vatër zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka, tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit.

Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.

Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, tha se fillimisht janë evidentuar dy vatra, për të cilat është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishin dy vatra. Kërkuam mjet nga ajri. U neutralizuan. Kemi lënë forca tokësore për çdo situatë”, deklaroi Gurra, raporton Top Channel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet vijojnë të monitorojnë masivin pyjor për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?