T‘kam pa tek “Myslym Shyri”, në fokusin e mbijetesës
“Myslym Shyri”rrugës që ju thurën vargje edhe tek një këngë, ku frazat e saja flasin për jetën luksoze, thënë ndryshe të jetuarit si “Vip”. Dyqane me veshje të markave të fundit, baret që frekuentohen nga një shtresë e lartë e shoqërisë, gjithësesi mbetet një realitet jo për Shqipërinë e varfër.
Kësaj herë artistja Su Tomesen, i ka vënë objeksion realitetit të vërtetë. Fokusi i saj është fenomeni i kioskave dhe shitësve ambulantë si një ekonomi e nisur nga pikëpamja e mbijetesë. Pas punës në disa vende të botës radha e serisë së saj të rrugëve ishte “Myslym Shyri” në Tiranë.
“Filmin e bëra përreth rrugës “Myslym Shyri”, sepse unë jetoja në një aty. Shihja shitësit e çajit, të frutave, të luleve. Dukshëm jam e huaj, jo shqiptare. Ecja me një kamera dhe kjo ngjallte dyshim. Por përditë vajzën time si një strategji për t’u afruar me njerëzit. Për t’i njohur ata. Një nga një ata filluan të punojnë me mua. Por gjithashtu dëgjova edhe shumë jo. Sepse njerëzit i druheshin problemeve”, shprehet Su Tomesen, artiste vizuale.
Su rrëfen vizualisht kërkimin dhe vëzhgimin e saj të situatave në lidhje me fenomenin e kioskave. “I dua këto kioska në Ballkan. Si pjesë e mikroekonomisë. Kam shumë foto edhe në vende të tjera të Ballkanit të fenomenit të kioskave. Tani janë pjesë të filmit ‘Rruga’. Një prej tyre ishte zhdukur pikërisht dje. Ajo e riparimit të këpucëve. Kjo e bën filmin tim tashme historik”, tregon Tomesen.
Filmi u projektua mbrëmjen e së mërkurës në instilacionin “Reja” dhe do të projektohet edhe para publikut të Universiteteve.
KOHA JONË SONDAZH

