Tomi Misha: Hysenit i godita vetëm gomën e makinës, më rrahën barbarisht dhe më thoshin “do të marrim shpirtin”

Tomi Misha, personi që u bë objekt i dhunës nga ana e policëve në Korçë, ka rrëfyer për herë të parë ngjarjen.

Ai thotë se i kishte goditur pa dashje gominën e makinës zëvendësdrejtorit të Policisë së Korçës, Arben Hyseni.

Ky i fundit më pas ka thirrur punonjës të tjerë të policisë, që e kanë marrë zvarrë dhe e kanë futur në makinë Mishën, duke i nxjerrë shpatullaën nga vendi.

Misha thotë se kanë rrahur për disa orë në komisariat, ndërkohë që Hyseni i thoshte se”do të marr shpirtin”.

"Makinën e zv. drejtorit e godita tek goma rezervë.

Pas ngjarjes i kërkova të falur, por Hyseni më kërkoi të hyja në makinë.

Pasi hyra në makinë erdhën dy policët Memelli e Blushi, të cilët më dhunuan dhe më nxorrën krahun shpatullën kur më çuan në komisariat.

Zëvendësdrejtori Arben Hyseni më rrahu për disa orë.

Gjatë kohës që më godiste, Hyseni më thoshte do të ta marr shpirtin”, ka thënë Misha.

Hyseni dhe dy punonjësit e tjerë të policisë tashmë janë përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që Prrokuroria nuk ka nisur asnjë hetim ndaj tyre, edhe pse dhuna është bërë publike./

SHKARKO APP