FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topuzi: Greqia kryeson Evropën si destinacioni më tërheqës për investime në resorte luksoze 5-yje

Screenshot

Nga Zak Topuzi

Greqia konfirmohet nga investitorët potencialë botëror, si destinacioni më tërheqës në Evropë për investime të reja në resorte 5-yje.

Sipas një sondazhi të Hospitality Investor, 43% e investitorëve e rendisin Greqinë si zgjedhjen e tyre të parë për investime turistike, përpara Italisë (29%), Spanjës dhe Francës (14% secila). Po aq domethënës është fakti se asnjë investitor nuk deklaron se po tërhiqet nga Evropa, ndërsa 57% po ridrejtojnë aktivisht kapitalin drejt tregjeve si Greqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për avantazhe të ndërtuara ndër vite: peizazh unik, autenticitet kulturor, lidhje të forta ajrore, siguri juridike dhe një kuadër rregullator që përfundon brënda 45 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht për këtë arsye, Resort & Residential Hospitality Forum do të zhvillohet më 16–18 nëntor 2026 në Rivierën Athinase, duke mbledhur mbi 500 investitorë, zhvillues, operatorë hotelierë dhe institucione financiare nga e gjithë bota.

Mesazhi është i qartë: në turizëm nuk mjafton të kesh det, diell dhe natyrë. Duhet të krijosh BESIM

Turizmi modern është një:
“Bursë Digjitale Besimi”.
Kapitali shkon aty ku ka vizion, transparencë dhe siguri.

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm. Sfida jonë nuk është të bindim botën se kemi bukuri natyrore, por të krijojmë kushtet që investitorët seriozë t’i besojnë së ardhmes së turizmit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?