Totozani në Darëzezë: Në bujqësi dëmet janë të jashtëzakonshme

Avokati i Popullit Igli Totozani ka vizituar sot zonat e përmbytura në Fier, ku ka takuar banorët dhe ka parë nga afër gjendjen e tyre. Nga Darëzeza, Totozani e ka cilësuar situatën emergjente ndërsa ka pohuar se dëmet janë shumë të mëdha në bujqësi.

“Situata është emergjente. Në bujqësi dëmet janë të jashtëzakonshme. Autoritetet duhet të bëjnë përllogaritjen e dëmeve. Shqetësim përbën sidomos, baza ushqimore për bagëtitë”, tha Totozani.
Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet të bëjnë përllogaritjen e dëmeve dhe të nisin procesin e dëmshpërblimit, duke theksuar se duhet ndërhyrje më e fortë e shtetit.

“Të nisë sa më shpejt procesi i dëmshpërblimit. Duhet ndërhyrje më e fortë e shtetit”, tha Totozani.

SHKARKO APP