Trafiku i drogës, pranga të dënuarit në Itali dhe një adoleshenti në Kukës

 

Policia e Tiranës arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ka qenë i dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore mësohet se në datën 20 tetor 2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Shalari (Çela) 34 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, pasi autoritetet gjyqësore të Xhenovas kanë lëshuar urdhër- arresti në datën 9 maj 2014, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, e parashikuar nga Kodi Penal italian ku maksimumi i dënimit është 20 vjet.

 

Kukës, kapet 19-vjeçari me drogë dhe armë pa leje

Policia e Kukësit ka realizuar operacionin “Lancia-1”, duke arrestuar një 19-vjeçar, i cili është kapur me 47 doza lëndë narkotike kokainë dhe armë pa leje.

Sipas policisë së Kukësit, operacioni antidrogë është ndërmarrë nga specialistë të seksionit të anti-narkotikës në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të migracionit dhe kufirit. I arrestuarit është 19-vjeçari Klaudio Barxhani, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte duke kaluar kufirin e Morinës me mjetin e tij tip Fiat-Lancia me targa AA 655 AY, kur në mjetin e tij janë konstatuar materialet jo ligjore dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se 19-vjeçari po transportonte 47 doza lëndë narkotike të dyshuar kokainë, si dhe dispononte një krehër me 7 fishekë pistolete. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve–municioneve luftarake

SHKARKO APP