Trafikuan nga Shqipëria marijuanë me vlerë 35 mln euro, pranga 14 personave

Policia financiare e Brindizit në bashkëpunim me atë të Leçes ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 14 personave, shtetas italianë e shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas hetimeve të policisë italiane kjo organizatë kriminale ishte i ndarë në dy grupe; grupi i trafikantëve shqiptarë që transportonin marijuanë përmes detit nga Shqipëria drejt territorit të Puglias dhe grupi i italianë të aftë për të trafikuar lëndën narkotike në territorin italian.

Hetimet e policisë italiane kanë zgjatur rreth 11 muaj e kanë nisur në gusht të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj periudhe kohore këtij grupi kriminal i janë sekeustruar rreth 3.508 kg marijuanë me vlerë përfitimi në treg prej rreth 35 milionë euro, një kallashnikov AK47me 19 pako me plumba, 2 gomone me motorra të fuqishëm, një tjetër  mjet lundrues, një kamion, instrumente satelitore, si dhe janë denoncuar 23 persona, 21 prej tyre ndodhen në arrest me burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me urdhër të prokurorit italian Carlo Cazella personat e arrestuar sot  janë;

Antonio Zecca, 67 vjec, Vaso Mekshi, 39 vjec, Spiridione Baldacci, 64 vjeç, Gianfranco Contestabile, 49 vjeç; Rosario Fioretti, 70 vjec; Giuseppe De Simone, 68 vjeç; Andrea Esposito, 53vjec; Luca Sabetta, 38 vjec; Damiano Libardo 70 vjeç; Shefic Muho, 33vjec; Attilio Di Bello, 57 vjec; Leonard e Emilian Bufi, 36 e 31 vjeç.

Arma e sekuestruar

Arma e sekuestruar

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?