FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nisen sot

Moti i keq në Durrës ka pezulluar lundrimin në qytetin e Durrësit në tragetin e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Tragetet kanë anuluar udhëtimet mbrëmjen e djeshme ndërsa pritet që të nisen ditën e sotme.

Ditën e sotme në orën 10.00 trageti i linjës Ankona-Durrës arriti në port dhe po përpunohet. Në orën 19.00 sipas grafikut është parashikuar të niset për në Ankona.

Sipas kapitenarisë së portit të Durrësit tragetet për në Bari është parashikuar që të nisen sonte për lundrim. Deti është i trazuar me forcë 7-8 ballë dhe era fryn nga veriu. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë të ankoruara në port. Ato do të qëndrojnë në kalata deri në qetësimin e motit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?