Trageti i linjës Durrës-Ankona ndryshon drejtim për shkak të motit

Moti i keq me erëra të forta e ka detyruar tragetin e nisur nga Durrësi, me 500 pasagjerë në bord, që të devijojë udhëtimin dhe të ankorohet në Bari.

Porti i Ankonës është mbyllur për shkak të motit të keq. Edhe Porti i Durrësit tashmë është i mbyllur.

Pasagjerët e tragetit Durrës Ankona kanë mbërritur mirë, por 100 prej tyre po presin autobusët që të transportohen nga Bari në Ankona ku kanë destinacionin. 400 të tjerë kanë udhëtuar me makinat e tyre personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Durrës janë urdhëruar edhe anijet e vogla që të mos dalin në det për peshkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?