
Një aksident është regjistruar në një minierë në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e minierës në Tërnovë, pjesë e njësisë administrative Zerqan.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka shkaktuar një viktimë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.