Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare me makinë, humb jetën fëmija

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Gjatë kryerjes së një manovre me automjetin, babai i vajzës dyshohet se e ka përplasur aksidentalisht atë.

Fëmija ka marrë dëmtime të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë mënyrën se si ka ndodhur përplasja dhe përgjegjësitë ligjore lidhur me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3331 (72.4%)
Jo 1273 (27.6%)

Vota totale: 4604