Tragjedi në Lushnje, 23-vjeçari gjendet i varur
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 22:23
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin e Lushnjes. Mësohet se rreth orës 02:05, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në kopshtin e banesës, 23-vjeçari me iniciale A.A, banues në fshatin Zgjanë, Lushnjë. Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

