Tragjedia me 3 viktima, nëna e Bleona Çelajt: Vajza më dhunohej nga bashkëshorti

Nëna e Bleona Çelajt, 24-vjeçares që humbi jetën bashkë me dy fëmijët e saj në zjarrin tragjik në Domen të Postribës, ka deklaruar për policinë e Shkodrës se vajza e saj ishte dhunuar prej kohësh nga bashkëshorti. Sipas saj, disa muaj më parë familja kishte tentuar ta merrte Bleonën bashkë me fëmijët, por ajo kishte vendosur të kthehej sërish te bashkëshorti.

Familjarët kanë pasur komunikim të kufizuar me 24-vjeçaren, e cila jetonte në Gjermani dhe nuk kishte celular. Ndërkohë, të dyja familjet kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar prej kohësh.

Pavarësisht pretendimeve për dhunë, grupi hetimor dyshon se tragjedia ka ndodhur aksidentalisht. Sipas veprimeve në vendngjarje dhe ekspertizave paraprake, rrjedhja e mundshme e gazit nga bombola, së bashku me praninë e një shisheje benzine në banesë, mund të kenë shkaktuar shpërthimin dhe përhapjen e shpejtë të flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshorti i Bleonës ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte në çift, ndërsa gjendja e tij psikologjike është e rënduar pas humbjes së familjes. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet, ndërsa deri tani kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes apo të një veprimi të qëllimshëm ndaj fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?