Tragjike në Pukë, gjendet e vetëvarur adoleshentja 17-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Pukës. Një adoleshente vendosi t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Uragji të Pukës, dhe burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 17-vjeçarja Diana K., ishte bijë e dy prindërve të divorcuar.

Të njëjtat burime tregojnë se ajo kishte kaluar në depresion prej disa kohësh. Diana jetonte me dy motrat e tjera, babainm njerkën dhe gjyshërit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?