Tragjike, punëtorit i bie kova në kokë, humb jetën i riu. Ja emri
Një djalë i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë punës në ndërtimin e një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Krujë, kur Altin Citozit, 27 vjeç i ka rënë në kokë, kova me të cilën transportoheshin materialet.
Goditja ka qenë fatale për të, duke i marrë jetën në vend. Burime nga policia thanë se kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Janë shoqëruar përgjegjësi, ndërsa pritet edhe shoqërimi i inxhinierit teknik dhe pronarit të firmës që ndërtonte pallatin.

