Trazirat në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit
Ambasada e Izraelit njofton se është mbyllur për shkak të protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Njoftim:
Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata.
Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës.
Ambasada e Izraelit në Tiranë

