Tregjet shqiptare në kohën e pandemisë Covid-19
Shqiptarët po respektojnë masat dhe oraret e caktuara nga qeveria por ka edhe nga ata që janë të ”pabindur” ndaj pandemisë së Covid-19. Qytetarët edhe pse me orare të kufizuara ja kanë dalë ti blejnë produktet bazë edhe pse jo në sasi të mëdha. Nga ana tjetër, janë tregtarët ata që përpiqen të ruajnë distancën ndonse blerësit nuk bëjnë të njëtën gjë.
“Unë kam blerë portokalle më tepër që janë kundra këtij virusit Covid-19”, thotë një qytetare. Gjithashtu qytetarë të tjerë thonë se në plan të parë janë limoni dhe portokalli, të cilët kanë vitaminën C e më pas molla.
Një problem tjetër është edhe ekonomia personale ku qytetarë shprehen se nuk kanë të ardhura fare, pothuajse zero. “E ka tkurrur jashtë mase. Unë jam nje tregtar që prej 25 viteve shes fruta e ka tkurr 50% normal që nuk është orari i mjaftushëm po ne do t’ja dalim mbanë do ta mposhtim virusin”, shprehet një tregtar.