Treni i linjës Tiranë-Durrës përplas mjetin, plagoset drejtuesi
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 07:09
Një person mbeti i plagosur teksa mjeti i tij u përplas nga treni i linjës Tiranë-Durrës.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domje të Tiranës.
Autovetura tip Mercedes u godit teksa ajo po kalonte mbi shina, duke e marrë përpara për disa metra.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur.Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.


