Tritol banesës së Dacit, shkak hakmarrja ose azili

3 persona janë ndaluar nga uniformat blu dhe mbahen në qeli, për tritolin që shpërtheu në banesën e të dënuarit për vrasje, Gazmir Dacit. Burime nga Policia e Tiranës thotë se në vendin e ngjarjes nuk është lënë asnjë provë dhe se hetuesit po punojnë për të gjetur pronarin e makinës me të cilin autori mbërriti pranë banesës së familjes Daci, hodhi lëndën shpërthyese dhe më pas u largua me shpejtësi. Policia po mban në vëzhgim familjen Kolaveri, me të cilën familja Daci ka konflikt prej vitit 2015.

“Nëse nuk gjenden personat që kanë vendosur tritol, do t’i gjej vetë. Do marr hak vetë ndaj familjes Kolaveri, nëse nuk ndërhyn shteti. Do ta paguajë shtrenjtë shumë, me diçka që ai nuk do ta marr me mend, me diçka që s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri”. Kjo është deklarata e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit, i cili po vuan dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit. Në një reagim për mediat, fill pas ngjarjes, ai paralajmëron autorët se do të bëjë vetëgjyqësi, ndërsa tha se pas tritolit fshihet Saimir Kolaveri.

Nga ana tjetër, Daci i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për këtë ngjarje, e cila ndodh për herë të katër. “Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjejë personat se është rasti i katërt. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaveri nuk i kam bo gjë, çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje e nga policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë por me mua. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pista 1

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit janë përqendruar te pista e hakmarrjes, pasi në 2015 Gazmir Daci vrau Valmir Kolaverin dhe plagosi rëndë vëllain e tij, Robert Kolaverin. Një vit më pas djali tjetër i familjes Kolaveri, Ergys Kolaveri i bëri atentat në burgun e Vaqarrit Gazmir Daci por pa sukses. Këto vrasje dhe plagosje kanë bërë që oficerët e krimeve të rënda të mbajnë në vëzhgim të rreptë familjen Kolaveri.

Pista 2

Pista e dytë është ajo për të përfituar azil. Kjo pasi Xhelal Daci prej disa muajsh ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi i trembet hakmarrjes dhe ka kërkuar që edhe familja e tij të përfitojë azil por deri më tani nuk ja ka arritur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?