Tritol makinës së të dënuarit për vrasje në Milot
Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur tritol makinës së një 62-vjeçari në Milot.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme, shtetasi N.K shkoi për të marrë makinën e tij ndërkohë që shpërtheu një sasi tritoli duke mos shkaktuar dëmë në njerëz.
Mësohet se personi në fjalë ishte i dënuar më parë për vrasje.
“Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv , po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale”., – thekson policia.
Vepra penale “Shkatërrim prone me eksploziv”parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

