Tritoli në banesën e Dacit, ndalohet autori i dyshuar

Policia e Shtetit, bën me dije se ka ndaluar autorin e dyshuar për vënien e tritolit në pas në banesën e Gazmir Dacit. Ai është 24- vjeçari me iniciale V.B. nga Kukësi dhe mësohet se është me precedentë për vjedhje.

Autori sipas pamjeve të policia disponon, shihet i maskuar dhe pasi vendosi tritolin në garazhin e banesës, argohet me vrap.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, pasi familja Daci është në konflikt me atë Kolaveri për shkak se Gazmir Daci ka vrarë Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banesës së Xhelal Dacit, babait të Gazmirit, që po vuan dënimin me 35 vite në burg i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv, ndërsa nuk është arrestuar asnjë person. Ai akuzoi Saimir Kolaverin për ngjarjen, ndërsa paralajmëroi hakmarrje nëse shteti nuk reagon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?