Tronditet Lezha, ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari. Vrasje mes dy fiseve që nga viti 1994!

Një ngjarje e rëndë eshte regjistruar ne oret e para te dites se sotme në Tale të Lezhës. Pjetër Kaza, 57 vjeç, u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Trupi i pajetë u zbulua nga bashkëshortja e tij rreth orës 05:00, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë krismë gjatë natës.

Viktima ishte kthyer në shtëpi rreth orës 01:00 pas turnit të punës në minierën e Spaçit. Hetimet paraprake sugjerojnë se autorët e kanë pritur dhe e kanë qëlluar në hyrje të banesës.

Policia dhe prokuroria dyshojnë se vrasja mund të jetë pjesë e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjeje mes familjeve Kaza dhe Gjini, që ka nisur në vitin 1994 me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen. Për atë ngjarje u dyshuan vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas vrasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre vite më pas, në vitin 1997, vëllai i viktimës, Martin Kaza, mori hak duke vrarë vëllezërit Gjini në qendër të qytetit të Laçit. Për këtë krim ai u dënua me 22 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hakmarrja u rikthye në prill të vitit 2024, kur në Bruksel u vra Agustin Kaza, një tjetër vëlla i Pjetrit. Ai u qëllua me armë zjarri në një lokal shqiptarësh në lagjen Schaerbeek, ku mbeti i vdekur në vend.

Ngjarja e fundit në Tale e çon në tre numrin e viktimave të familjes Kaza në këtë konflikt të përgjakshëm që vijon prej më shumë se 30 vitesh. Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të zbuluar autorët e atentatit dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një valë të re hakmarrjesh në këtë sagë të vjetër kriminale.

Njoftimi i Policisë
Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?